Modelja Beniada Nishani (Jakic) është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo është kujdesur gjithmonë që duket sa më atraktive para publikut në mbrëmjet e spektaklit.


Megjithatë, jo të paktat kanë qenë rastet kur bukuroshja edhe në ndonjë moment pa dashje ka zbuluar pak më shumë se që duhet nga vetja e saj.

beni3

Një gjë e tillë ndodhi në mbrëmjen e së premtes, ku teksa ndodhej në dhomën e grimit duke u rregulluar, modelja pa dashje zbuloi të brendshmet e saj poshtë fustanit.

Kjo erdhi si pasojë e fustanit elegant ngjyrë blu që ajo kishte veshur, i cili përtej dukjes atraktive, ishte i parehatshëm me të çarën e madhe që kishte te pjesa e këmbës.

beni

Edhe dekolteja e hapur bëri që Beniada disa herë gjatë mbrëmjes të ekspozojë edhe gjoksin e saj atraktiv.

Ndërkohë, një ekspozim të ngjashëm, modelja Nishani (Jakic) e kishte bërë edhe gjatë një vallëzimi sensual me Ilirin në fundvit. /Telegrafi/

arta2

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.