LAJMI I FUNDIT:

Bëjeni ulësen për oborrin e shtëpisë në më pak se një orë

Bëjeni ulësen për oborrin e shtëpisë në më pak se një orë

Blloqet e betonit dhe trarët prej druri janë materiale të zakonshme ndërtimi, por a ju ka shkuar mendja se prej tyre mund të bëni lehtësisht mobilie moderne dhe interesante për ambiente të jashtme?

Me pak imagjinatë dhe kreativitet mund të transformoni një pjesë të oborrit apo tarracës në vetëm një orë me relativisht pak para, transmeton Telegrafi.

Materiali i nevojshëm:


– 12 blloqe betoni,
– 4 trarë druri me trashësi 10×10 cm (ose sipas përmasave të vrimave në blloqet e betonit)
– ngjitës betoni
– ngjyra sipas dëshirës për beton
– bazë sfungjeri (shtresë për ulje)

Mënyra e prodhimit:

Para se të filloni të bëni ndenjësen, sigurohuni që toka të jetë e rrafshuar.

1. Vendosni katër blloqe vertikalisht pranë njëri-tjetrit dhe vendosni dy blloqe të tjera horizontalisht sipër. Pastaj përsërisni procedurën në anën tjetër.

2. Kaloni përkohësisht trarët prej druri nëpër blloqet e sipërme në mënyrë që trarët të dalin pesëmbëdhjetë centimetra nga secila anë. Nëse dëshironi një ulëse me dimensione më të vogla, zhvendosni blloqet dhe zvogëloni trarët.

3. Kur të jeni të kënaqur me pamjen dhe dimensionet e stolit, hiqni trarët dhe lidhni blloqet me ngjitës betoni.

4. Ngjyrosni blloqet në ngjyrën që keni zgjedhur dhe kur të thahet, kaloni trarët nëpër vrimat e sipërme të blloqeve.

5. Vendosni shtresat dhe ndenjësja është gati. Ju mund të blini mbulesa ose t’i bëni vetë shumë lehtë nga sfungjerët e trashësisë së dëshiruar dhe kanavacës që dëshironi.

Me të njëjtin parim, ju mund të bëni një ulëse me një mbështetëse, një tavolinë klubi ose rafte, por do t’ju duhet diçka pak a shumë trarë dhe blloqe. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Rregullimi i shtëpisë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Kalo në kategori