Bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj

Joga i sjell shumë dobi trupit të njeriut, çliron dhimbjet dhe qetëson mendjen.
1. Ura me kurriz poshtë Ky është një pozicion shumë i mirë për të shpëtuar nga dhimbja e shpinës në terma afatgjatë. Duhet të përpiqeni të afroni sa më shumë këmbët me pjesën e krahëve. Por duhet ta bëni çdo ditë nga pak, që trupi juaj të pranojë elasticitetin.
3. Kobra Kobra është një pozicion mjaft i lehtë. Mjafton të shtriheni me barkë e me anë të krahëve të tentoni të shtyni pjesën e sipërme të trupit, pa lëvizur këmbët. Qafën duhet ta mbani sa më lart të mundeni. Ky pozicion rrit humorin, hap kraharorin dhe ndihmon në hapjen e rrugëve nga zemra në mushkëri, përmirëson qarkullimin dhe lehtëson ngurtësimin në pjesën fundore të shpinës.
5. Pozicioni i blerinës, për forcë dhe balancim Balerina është e mirë për balancimin dhe ju duhen disa nerva për ta arritur. Ajo ju skalit elasticitetin, forcën dhe këmbënguljen.
7. Qëndrim me kokë dhe këmbë të lidhura Gjeni një pikë që t’ju ndihmojë të ruani balancimin e më pas të vendosni këmbët si në ilustrim. Do të ndiheni energjetik nga gjaku që do të qarkullojë në kokë. Mbani bërryla tuaj larg nga veshët dhe shtypni në mënyrë të vendosur me parakrahë. Këto të fundit duhet të bëjnë gjithë punën (në vend të kokës ). Qëndro në këtë pozicion për 10 frymëmarrje ose për aq kohë sat ë ndiheni rehat.
9. Peshku Ky pozicion është gjithashtu i mirë për hapjen e kraharorit për të lehtësuar pasojat e qëndrimit në një tavolinë kompjuteri. Pretendoni se keni një peshë në zonën e barkut dhe tentoni të ngrini pjesën e kraharorit duke mbajtur këmbët e kryqëzuara.












































