Juventusi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Benevento me rezultat 4-2.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 31-të të Serie A, pasi ka marr një fitore mes vështirësive te vendi i fundit në tabelë, Benevento.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Cheick Diabate (24', 51') për vendasit, ndërsa për Juventusin shënuan Paulo Dybala (16', 45', 51') dhe Douglas Costa (82').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Dybala, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë 9.3.

dybala 2 Festa e Dybalas pas kompletimit të het-trikut (Foto: Juventus/Twitter)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Beneventos, Christian Puggioni, i cili u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje jo të mirë duke u vlerësuar me 5.5. /Telegrafi/ Benevento:

notat juve e1523114515535

Juventus: 

notat juve 1 e1523114527860

telegrafi sport app