Në studion e Big Brother VIP Albania u krijua një situatë tejet qesharake mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit.
Kjo pas takimit që Rozana Radi pati me mbesën, gjersa prezantuesi tha se janë me fat të gjithë ata që kanë teze e halla, por që personalisht nuk ka teze.
E më pas u shkaktua një batutë nga opinionisti, ku i tha se nëse do, do t’ia falë një.
E gjithë kjo u bë virale në rrjete sociale dhe u komentua me të madhe nga njerëzit.
Ledioni së fundmi ndau një imazh në Instagram, teksa shtoi: “Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze”.
Tutje, ai u shpreh: “Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”.
Theksojmë se në spektaklin e së martës nga Big Brother u largua Krisa Çaushi. /Telegrafi/