Medhi Benatia beson se Juventusi do të vazhdojë me triumfe të reja dhe do t’i kërkojë të gjitha trofetë në edicionin e ri.

Mbrojtësi është pjesë e transferimeve të reja të Zonjës së Vjetër dhe mezi pret fillimin e edicionit të ri.


“Jam gati... Ndeshjet përgatitore janë të nevojshme në mënyrë që të përgatitemi për sezonin e ri”.

“Këtë sezon duhet të vazhdojmë me fitore dhe atë duhet ta bëjmë në të gjitha garat”, ka deklaruar Benatia.

29-vjeçari kaloi te Juve nga Bayern Munichu, ndërsa ka luajtur edhe te Marseille, Udinese dhe Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app