Site icon Telegrafi

Bën paqe me njëri-tjetrin, Noizy i bën dhuratë Cllevios veshjet nga linja e tij

Reperët e njohur Noizy dhe Cllevio prej javësh janë bërë ndër emrat më të komentuar.

Të dy kishin si konflikte virtuale ashtu edhe fizike, duke bërë që Cllevio të arrestohej dhe të vuante dënimin me burg.

Megjithatë pak ditë pas lirimit të tij dyshja arritën që së fundmi të bëjnë paqe më njëri-tjetrin dhe kjo tashmë është dëshmuar edhe me një veprim të fundit nga Noizy.

Foto: Screeshot/YouTube

Përmes një tjetër lidhje ‘live’ në Instagram të Cllevios dhe Stresit ata kanë treguar se Noizy i ka dërguar dhuratë një set të veshjeve nga linjat e tij “Illyrian Bloodline”.

Vetë Cllevio ka treguat të gjitha veshjet që përbeheshin nga bluza sportive, kapele, të brendshme dhe çorape, madje me shaka ai ka treguar se cilat do t’i mbaj dhe cilat jo.

Foto: Screeshot/YouTube

Ndërkohë, kujtojmë që Cllevio ditën e sotme gjithashtu ka prezantuar në rrjetet sociale edhe këngën e tij më të re ku ai përmendi emra të shumë femrave nga estrada.

Lexo po ashtu Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn, pas hatërmbetjeve rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

Në mesin e tyre edhe Encën, Dhurata Dorën, Bora Zemanin e Zaimina Vasjari. /Telegrafi/

Exit mobile version