Bello: Miniera e Bulqizës, edhe 2-3 vite jetë

“Me marrjen edhe të atyre rezervave që u zhvaten, përmes punimeve të tjera jashtë projektit konçesionar, rrezikon te mbyllet miniera dhe të mos hapet më thellësia", tha zoti Bello.
Shqetësimin se minierës po i vinte fundi, specialistët e kanë patur që pas viteve 90. Ndaj në vitin 2001, kur u nënshkrua kontrata konçesionare, kompanisë DARFO ju vendos kushti që të hapte një pus të ri, i cili thellonte minierën dhe rriste jetëgjatësinë e saj.
“Me hapjen e ketij pusi, quhej e hapur miniera e Bulqizes për rreth 5.5 milione tonë krom që llogariteshin, pra duhet të kishim sot edhe 30 vite jetëgjatësi", tha zoti Bello.
Por, zoti Bello thotë se që “nga viti 2001 miniera nuk u thellua asnjë metër për shkak se DARFO dhe më vonë ACR nuk kryen investimet”. Ai akuzoi dy kompanitë se “kanë shfrytëzuar një pjesë të rezervave në thellësi, përmes metodave të jashtëligjshme” me anë të të cilave ato kanë nxjerrë një pjesë të kromit nga thellësitë, por kanë bërë të paleverdisshme thellimin e minierës për të shfrytëzuar rezervat e tjera, raportoi TCH.
"Sepse në tërësi projekti cënohet nga pikëpamje e fizibilitetit financiar, nuk janë më 5.5 milione tonë rezerva për t'u shfrytëzuar, por do të ngelen diçka më pak, diku të rreth 3 milione, pra fizibiliteti financiar cënohet ndjeshëm", tha zoti Bello.
Rivalitetet ndërmjet dy politikanëve nuk kanë munguar edhe në këtë takim.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Berisha në lidhje me lulëzimin e ekonomisë shqiptare, tha se “shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar, në rast të shkurtimi të fondeve. E thashë se kam dhe hall se mos shkon në Berlin fjala e Saliut se jemi ekonomia e dytë në botë pas Gjermanisë dhe pastaj do ishte punë dreqi”, ndërkohë që kryeministri i përgjigjet me “Nuk do të shkojë sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale, ju lexoi editorialin e radhës”.
Gjithashtu, dy liderët shprehën këndvështrime krejt të kundërta në lidhje me integrimin në BE. Për zotin Rama, “vendi ynë përballet me rrezikun e dështimit të përsëritur për aplikimin e statusin e kandidatit në BE, dhe, dita e sotme, është një ditë e veçatë për të diskutuar mbi dosmodshmërinë e daljes nga rrethi vicioz, ku Shqipëria rrezikon seriozisht të futet në këtë vjeshtë me një refuzim të ri të Komisionit Europian.”
Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh optimist duke thënë se “rruga drejt integrimit nuk është e lehtë, por jemi të sigurt se do t’ia dalim mbanë për ta realizuar këtë projekt, me ndihmën e miqve tanë, që Shqipëria, me një proces plotësisht të merituar, të bashkohet me Bashkimin Evropian, ashtu siç shqiptarët mendojnë dhe parashikojnë”, raportoi BW. /Telegrafi/





















































