LAJMI I FUNDIT:

Bellingham do të kalojë te Real Madridi për një shumë më të ulët se sa është raportuar

Bellingham do të kalojë te Real Madridi për një shumë më të ulët se sa është raportuar

Mediat e huaja shkruajnë se është vetëm çështje ditësh që transferimi i Jude Bellingham nga Borussia Dortmund te Real Madridi të bëhet zyrtar.

Lojtari që po shihet si zëvendës i Luka Modricit në klubin spanjoll tashmë ka rënë dakord për kushtet personale për transferimin e të tij në Real Madrid dhe tashmë është në pritje të marrëveshjes mes klubeve.

Shuma e transferimit mund të jetë më e ulët se sa ishte paralajmëruar.


Është shkruar se Bellingham do të shkojë në Real Madrid për 150 milionë euro, por çmimi në fakt mund të jetë dukshëm më i ulët.

Christian Falk, redaktor i rubrikës së futbollit në Bild, ka thënë se marrëveshja do të realizohet për 120 milionë euro.

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare
Lexo po ashtu Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Bellingham u kërkua nga shumë gjigantë evropianë dhe ra shumë në sy interesimi i Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Sipas mediave spanjolle, Bellingham kishte oferta më të mira financiare, por dëshira e tij ishte të vinte në Real Madridi, pasi ata i premtuan rolin e liderit të mesfushës dhe anglezi do të ulë në bankë Luka Modricin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori