Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e mërkurë) transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, duke u bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të klubit.
Los Blancos kanë vazhduar me përforcime këtë afat kalimtar të verës, duke konfirmuar edhe sot (e mërkurë) një tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar anglez, Bellingham, i cili është transferuar nga Dortmundi.
Është vet faqja e Real Madridit që zyrtarizuar transferimin e Bellingham me anë të dy postimeve në Twitter, duke konfirmuar se ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.
Transferimi i Bellingham nga Dortmund i ka kushtuar klubit spanjoll për një shumë prej 103 milionë euro plus bonuse.
Kështu, Bellingham është bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Real Madridit, duke lënë pas emra legjendash.
Eden Hazard është blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e Real Madridit me 115 milionë euro, ndërsa pas Bellingham është Gareth Bale, i cili plotëson podiumin në vendin e tretë me 101 milionë euro.
Në vendin e katërt është Cristiano Ronaldo që ka kushtuar 94 milionë euro, Aurelien Tchouameni i pesti me 80 milionë euro dhe Zinedine Zidane i gjashti me 77.5 milionë euro. /Telegrafi/