Bella Thorne pretendon se Charlie Puth shpiku një histori kundër saj pasi e refuzoi

Aktorja dhe këngëtarja Bella Thorne ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se këngëtari i njohur Charlie Puth gënjeu publikisht për të, vetëm sepse ajo refuzoi të kishte marrëdhënie me të.
Në një koment në Instagram, Thorne shkroi: “Ai i gënjeu të gjithë botës për mua dhe nisi një tren urrejtjeje… sepse nuk doja të flija me të”.
Komenti u bë në një postim ku anëtarja e grupit Little Mix, Jade Thirlwall, përmendte emrin e Puth si dikë me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë, shkruan DailyMail.
Bella dhe Charlie u panë së bashku në dhjetor 2016 dhe morën pjesë në eventin “Jingle Ball” në Miami, por pak ditë më vonë, Puth publikoi disa postime në Twitter duke e akuzuar atë për pabesi.
Ai pretendonte se Bella ishte ende në lidhje me aktorin Tyler Posey në kohën që shoqërohej me të, diçka që Thorne e mohoi.
Ajo më vonë shpjegoi se ishte ndarë nga Posey përpara se të dilte me Puth, dhe se këngëtari ishte nxitur nga një artikull i vjetër.
Sipas saj, në vend që ta pyeste drejtpërdrejt, ai zgjodhi të reagonte publikisht në rrjete sociale.
Thorne u shpreh më pas se ajo dhe Charlie kishin dalë bashkë vetëm dy herë dhe se nuk kishin qenë kurrë zyrtarisht në një lidhje.
Megjithatë, drama u përhap shpejt dhe ndikoi dukshëm në imazhin e saj.
Sot, Bella është e fejuar me producentin Mark Emms, ndërsa Charlie Puth është martuar me Brooke Sansone në vitin 2024. /Telegrafi/































































