Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Bella Thorne ka një njeri të ri në jetën e saj.

Tre muaj pasi anuloi fejesën e saj njëvjeçare me Benjamin Mascolo, 24-vjeçarja po takohet me Mike Emms, producentin e filmit dhe televizionit që qëndron pas dokumentarëve të njohur të Netflix “Bad Vegan”, shkruan People.


“Është e re dhe ata po argëtohen. Ata janë në lidhje për rreth një muaj”, ka thënë një burim pranë çiftit të ri.

304892711 751650395926352 5369391965233861809 n Foto: Bella Thorne/Instagram

Në fillim të kësaj jave, Thorne dhe Emms u panë në “Halloween Horror Nights” të Universal Studios me një grup miqsh.

Muajin e kaluar, Daily Mail raportoi se Thorne dhe Emms u panë duke u puthur teksa po shijonin pushimet në një jaht në Mykonos të Greqisë.

61803671 11156835 Pucker up Bella was spotted sharing a steamy smooch with her han m 1 1661777235583

Të premten (9 shtator), Thorne postoi një video të saj duke pozuar me një kostum banje të zi një-copëshe nga udhëtimi në Mykonos, teksa shkruan: "në botën time të vogël".

Në qershor, një burim konfirmoi se ajo dhe Mascolo ishin ndarë më shumë se një vit pasi shpallën fejesën e tyre.

“Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo kanë ndarë rrugët, duke e anuluar fejesën e tyre prej më shumë se një viti. Oraret e tyre kontradiktore çuan në një largim mes tyre që përfundimisht rezultoi në ndarje, por të dy u ndanë miqësisht”, tha një burim atë kohë.

61832713 11156835 image a 32 1661776718776

Thorne dhe Mascolo u lidhën për herë të parë në prill 2019, vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi ndarjen e saj nga Mod Sun, me të cilin ajo dhe YouTuber-ja, Tana Mongeau kishin qenë në një lidhje të hapur.

Muaj më vonë, ish- ylli i “Shake It Up” dhe Mascolo, zyrtarizuan romancën në Instagram në qershor 2019.

40746596 11156835 Happier times Bella s holiday with her mystery man comes two mon a 33 1661776977387

Tre muaj më vonë, dyshja u shfaqën në tapetin e kuq për premierën botërore të debutimit regjisorial të Thorne, “Her and Him”, në “Oldenburg's Film Festivali” në Gjermani.

Më pas, ajo dhe këngëtari italiane shpallën fejesën e tyre pas afro dy vitesh lidhje, tre muaj më vonë. /Telegrafi/