Bella Hadid ka zbuluar së fundmi disa detaje për luftën e saj me sëmundjen ‘Lyme’.
Modelja 26-vjeçare e kontraktoi sëmundjen në vitin 2012 dhe pranoi se po përballej me një shqetësim shëndetësor të kohëve të fundit, pasi një operacion i shkaktoi asaj një infeksion tjetër.
Duke ndarë ‘selfie’ në rrjete sociale për të treguar lëkurën, ylli shpjegoi se antibiotikët dhe Motrin 800 për infeksionin e nofullës së saj, bënë që ajo të pësonte një ndryshim.
@babybella777 #screammovie ♬ original sound – Bella Hadid
Ajo foli për gjendjen e saj edhe në TikTok të dielën duke zbuluar ndryshimet në fytyrë.
“Në thelb, dhimbja nervore nga nofulla ime përfundoi duke zbritur në të gjithë meridianin tim të trupit, kudo deri në trupin tim përmes të gjitha nyjeve limfatike”, u shpreh ajo.
“Kjo dhimbje. Diçka e vërtetë ndryshe. Realisht ndryshe”.
“Ju mund të pyesni veten pse fytyra ime ndryshon dhe kjo është arsyeja pse”.
“Kjo është arsyeja pse e urrej të shikoj në pasqyrë ose të bëj fotografi sidomos kohët e fundit”, vazhdoi mes tjerash superylli.
Modelja shtoi: “Dhe nëse shikoni fotot e punës nga tetë vitet e fundit, mund të dalloni ndryshimin midis meje kur isha në gjendje të mirë dhe tani me Lyme”.
“Ajo është një vajzë ndryshe. Ndihem shumë keq për të trupin tim të vogël”.
Bella vazhdoi të zbulonte informacione se si trupi i saj ndryshon për shkak të sëmundjes së saj.
Simptomat e kësaj sëmundje janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çrregullime në të ngrënë, pagjumësi, dhimbje kyçesh, shtim ose humbje në peshë etj. /Telegrafi/