Belgjika me triumf komod në sfidën ndaj Uellsit

Belgjika e ka nisur me fitore fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror duke triumfuar përballë Uellsit me rezultat 3-1.
Në ndeshjen e Grupit E të zhvilluar në ‘King Power at Den Dreef’, Harry Wilson i kaloi mysafirët në epërsi (11’) pas një asistimi fantastik nga Gareth Bale.
Nuk vonoi shumë goli i barazimit për belgët (22’). Kevin De Bruyne pranoi një top nga Thorgan Hazard dhe goditja e tij nga jashtë zonës u ndal në rrjetë.

Pas asistimit, Thorgan Hazard ishte protagonist i golit të epërsisë (28’), të cilin e shënoi me kokë falë harkimit nga Thomas Meunier.
Romelu Lukaku nuk mungoi në listën e golashënuesve. Sulmuesi i Interit e realizoi golin e tretë nga penalltia (73’).
Këto ishin tri pikët e para të Belgjikës në Grupin E që pozicionohet në vend të dytë me pikë të barabarta me Republikën Çeke që ka regjistruar triumf të lartë (6-2) në udhëtim te Estonia. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1374816595655151622
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1374832898923229189




















































