LAJMI I FUNDIT:

Beleri flet në gjyq: Ndihem i diskriminuar, kërkojnë të më dënojnë me çdo kusht

Beleri flet në gjyq: Ndihem i diskriminuar, kërkojnë të më dënojnë me çdo kusht

Në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën pesë dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.

Rama mbështet vendimin e gjykatës: Beleri nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës, kryetari aktual të largohet nga detyra
Lexo po ashtu Rama mbështet vendimin e gjykatës: Beleri nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës, kryetari aktual të largohet nga detyra

Dëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.


Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thirren dhe kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokororisë së të njëjtit qytet. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë. Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë ku parashtroi disa pretendime.

“Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat. Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, tha Beleri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori