LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi, Mickoskit: Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut

Bekteshi, Mickoskit: Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut

Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban njoftoi se vendi ynë do të huazojë 500 milionë euro nga Hungaria.

Mickoski-Orban: Arrihet marrëveshje që Hungaria t’i huazojë Maqedonisë 500 milionë euro
Lexo po ashtu Mickoski-Orban: Arrihet marrëveshje që Hungaria t’i huazojë Maqedonisë 500 milionë euro

Bekteshi vlerëson se me këtë huazim, Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut (Milorad Dodikut, president i Republikës Sërpska).

“As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!!!
Exim Banka e Hungarisë deri tani ka mbështetur Dodikun me 116 milion Euro, dhe tash paralajmërojnë mbështetje për Maqedoninë e Veriut me 500 milion Euro dhe kamatë 3.25%!!!”, shkroi Bekteshi në Facebook.


Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Kronika e Zezë
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Lajme
Policia jep detaje të rastit tragjik në Veternik, ku një 40-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua nga shembja e dheut

Policia jep detaje të rastit tragjik në Veternik, ku një 40-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua nga shembja e dheut

Kronika e Zezë
Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur

Lajme
Ministria e Ekonomisë mbushet me pankarta kundër shtrenjtimit të rrymës

Ministria e Ekonomisë mbushet me pankarta kundër shtrenjtimit të rrymës

Lajme
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori