LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Filloi procesi i tranzicionit energjetik në REK Osllomej dhe në gjithë rajonin e Kërçovës

Bekteshi: Filloi procesi i tranzicionit energjetik në REK Osllomej dhe në gjithë rajonin e Kërçovës

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrin Artan Grubi dhe kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, shënuan përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej” ku do të vijojë një periudhë testimi i pajisjeve të instaluara plotësisht të termocentralit fotovoltaik në REK Oslomej.

“Ky është tranzicioni i parë energjetik i elektrocentralit me thëngjill në energji të pastër në rajon dhe ky kapacitet nga ndotës tani prodhon energji të pastër. Nga ky central fotovoltaik gjatë krizës energjetike është siguruar energji nga prodhimtaria vendore për 2.800 amvisëri në Kërçovë e rajon, respektivisht prodhimtaria e përgjithshme vjetore do të arrijë nga 15 deri 17 gigavat orë energji elektrike”, deklaroi Bekteshi.

Ndër të tjera, ministri Bekteshi potencoi se si Qeveri janë të përkushtuar në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik.


“Jemi të përkushtuar plotësisht në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik, përmes investimeve të reja në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik. Vetëm përmes tranzicionit energjetik mund ta nxisim mbrojtjen e mjedisit jetësor”, shtoi Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë gjitashtu bëri të ditur se pas dhjetë vitesh do të kalojmë tërësisht në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme, gjegjësisht do të ndërpritet prodhimi i thëngjillit.

“Siç thuhet edhe në Strategjinë e zhvillimit të energjisë të miratuar nga Qeveria në vitin 2019, ajo gjithashtu i mundëson vendit fleksibilitet për t’iu përgjigjur politikave të duhura të menaxhimit në BE, që çon drejtë ekonomisë konkurruese dhe neutrale ndaj klimës deri në vitin 2040”, tha Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori