Për të tretin vit me radhë deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vazhduar ndarjen e 8 bursave për studentë me gjendje jo të mirë ekonomike nga komuna e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Deputeti Haxhiu tregon se beneficionin që e merr si invalid i Luftës së UÇK-së, në vazhdimësi e ka dhuruar për bamirësi.
“Përveç bursave nga buxheti i im kam ndihmuar edhe familje skamnore, për nevojat që i kanë pasur, siç kam ndërtuar edhe shtëpi për skamnor. Po ashtu kam ndihmuar projekte të ndryshme, si në shërim e raste të tjera”, thotë Haxhiu.
Ndërsa në tri vitet e fundit, Kamishi tregon se është fokusuar në dhënien e bursave për studentë, por pa lënë anash edhe përkrahjen për projekte tjera humanitare.
“Kam takuar studentë të mrekullueshëm të cilët në mungesë të kushteve ekonomike, kanë ndërprerë studimet, andaj kam vendos që sado pak të ndihmoj në shkollimin e tyre, sepse investimi më i mirë për rininë dhe shoqërinë është investimi në arsim”.
Bursisti Gazmend Aliu tregon se prej vitit 2014 ka marrë bursë nga deputeti Bekim Haxhiu, të cilin e falënderon shumë për mbështetjen e dhënë.
“Prej vitit 2014 unë jam njëri nga tetë studentët që marrë bursë nga deputeti Bekim Haxhiu, të cilit i jem shumë mirënjohës për kontributin e dhënë. Familja ime ka katër studentë dhe nuk jemi në gjendje të mirë financiare, gjë që pa ndihmën e Bekim Haxhiut studimet e mia do të ishin të pamundura. Unë vazhdoj studimet Master në kolegjin Iliria në drejtimin juridiko-civil dhe me këtë bursë i paguaj këstet mujore të masterit”, thotë studenti Gazmend Aliu nga Polaci i Skenderajt, raporton Veriu.info.
Edhe Albion Rashica nga Vushtrria, student në Universitetin e Mitrovices ”Isa Boletini”, Fakulteti Ekonomik dega Banka, Financa dhe Kontabilitet, tregon se është bursist i deputetit Bekim Haxhiu.
“Meqenëse jeta studentore në Kosovë është mjaftë e vështirë, duke pasur parasysh faktin që kemi shpenzime të shumta gjatë studimeve, e shpeshherë edhe të papërballueshme nga ana jonë, e që nuk kemi asnjë ndihmë financiare nga askush, ndihma që na është ofruar nga ana e Bekim Haxhiu, me dhënien e bursës ka qenë një ndihmesë mjaftë e madhe për mua që t’i mbuloj shpenzimet e mia si student. Prandaj jam shumë mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe kontributin e tij që ka dhënë për ne, duke ndihmuar të rinjtë (studentët) si unë, në investimin e diturisë,pasi që kjo ndihmë na mundëson të kemi qasje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtutjeshem të arsimimit tonë”, thotë bursisti Albion Rashica.
Ndërkaq, Fatos Haliti, kryetar i studentëve në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë, e vlerëson lartë veprimin e Haxhiut, por thotë se ky shembull i mirë duhet të ndiqet edhe nga të tjerët që kanë mundësi të ndihmojnë në shkollimin e rinisë.
“Me rastin e ndarjes së bursës për studime studentes Albana Sadiku, nga deputeti i Kuvendit te Kosovës, Bekim Haxhiu, ne si student dëshirojmë te përhapim ketë mesazh të mirë ku njëherit dëshiroj që në emër të Fakultetit të Gjeoshkencave ta falënderojmë përzemërsisht për ndihmesën e madhe qe i ka bërë studentes tonë, por edhe studentëve tjerë që i ndihmon ai”, thotë kryetari Haliti.
Ai mendon se ka edhe shumë studentë të tjerë që kanë nevojë për mbështetje të tilla, marrë parasysh gjendjen ekonomike në vendin tonë, por shpreson shume që shembulli i deputetit Haxhiu ndiqet edhe nga të tjerët që kanë mundësi të përkrahin këtë kategori kaq të rëndësishme të shoqërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit