Bëhet virale videoja e një burri të dehur që hipën mbi deve në autostradë

Një video e një burri dukshëm të dehur duke hipur mbi një deve në në Hyderabad të Indisë po bëhet virale në rrjete sociale.
E ndarë në Instagram nga përdoruesi Ikram Ullah Shah, klipi tregon devenë duke u drejtuar në mënyrë të rrezikshme.
Në një moment, kafsha duket se humbet kontrollin, duke krijuar një situatë të rrezikshme si për njeriun mbi të ashtu edhe për automjetet aty pranë.
Gjatë gjithë videos, Shah përpiqet ta ndalojë burrin duke i spërkatur me ujë në një përpjekje për ta kthjellur.
Vetëm në fund të klipit, ata arrijnë ta ngadalësojnë devenë, ta lidhin atë në një shtyllë dhe ta ndihmojnë njeriun e dehur të zbresë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































