LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 107 vjet nga krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë

Bëhen 107 vjet nga krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë

Si sot, 107 vite më parë, më 4 tetor 1913, Ismail Qemal bej Vlora së bashku me pesë ministra të kabinetit të tij, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Mehmet pashë Dërralla, Myfid bej Libohova dhe Jorgji Çako, nënshkruan dokumentin e parë për krijimin e një banke kombëtare shqiptare.

Nënshkrues të tjerë ishin përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, përkatësisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak të atij austro-hungarez, Weiner Bank-Verein dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher të grupit italian, Banca Commerciale Italiana, përcjell Telegrafi.

Në Shqipërinë e trazuar të atij fillimshekulli, por edhe për shkak të tronditjeve që do të vinin shumë shpejt me shpërthimin e Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Bankën Kombëtare të Shqipërisë nuk mundi të zhvillojë aktivitet.


Një nga faqet e dokumentit për krijimin e “Banka Kombëtare e Shqypërisë”

Hartimi i këtij koncesioni për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë” mbetet një dokument i rëndësishëm në historinë e bankigut qendror shqiptar, një gur themeli i këtij institucioni që, në konceptin e vet paraqitës, i përmbahet të gjitha standardeve evropiane të kohës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Kalo në kategori