LAJMI I FUNDIT:

Begaj për atentatin ndaj Trump: Dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike

Begaj për atentatin ndaj Trump: Dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Begaj në një reagim në “X”, ka shkruar se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha llojet e dhunës politike.

“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.


Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj. /Telegrafi/