LAJMI I FUNDIT:

Befason 40-vjeçari Ibrahimovic: Milani mund të mos jetë klubi im i fundit

Befason 40-vjeçari Ibrahimovic: Milani mund të mos jetë klubi im i fundit

Zlatan Ibrahimovic paralajmëroi se Milani mund të mos jetë domosdoshmërisht klubi i tij i fundit, megjithëse ka plot 40 vjet mbi supe.

40-vjeçari foli për mediumin Telefoot në Francë për karrierën e tij të gjatë, veçanërisht pasi ka hyrë së fundmi në dekadën e tij të pestë.

“Sekreti i jetëgjatësisë sime është në mendje, pasi po përpiqem të dëshmoj se 40 është vetëm një numër dhe mund të vazhdoj të bëj atë që dua”, ka thënë fillimisht Ibra.


“Dua të vazhdoj të përmirësohem çdo ditë. Natyrisht, nuk mund të luaj siç luaja më parë, por tani jam më inteligjent dhe kam më shumë përvojë”.

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A
Lexo po ashtu Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Natyrisht, atij iu desh pak kohë për të luajtur me personalitetin e tij të zakonshëm arrogant që e ka shoqëruar për kaq shumë vite.

“Nuk jam i befasuar nga paraqitjet e mia, jam më i miri. Nuk mund të habitem nëse jam më i miri. Mundohem t’i ndihmoj shokët e skuadrës që të përmirësohen”.

“Nuk kam asgjë më shumë për të provuar, por nuk dua të tërhiqem dhe pastaj të pendohem, duke menduar se mund të vazhdoja. Nuk dua të ndalem derisa të më përjashtojnë, të mbaroj mirë dhe me të vërtetë”.

Me këtë në mendje, kontrata e tij me Milanin deri në qershor 2022 nuk do të thotë se ky do të jetë klubi i fundit i karrierës së tij.

“Nuk jam i sigurt, do të shohim. Unë thashë se dua të vazhdoj sa më gjatë që të mundem. Nëse do të më lironin dhe unë ndjeja se mund të vazhdoja, atëherë do ta bëja”, përfundoi sulmuesi suedez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

Përfaqësuesja e Kosovës
“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

Përfaqësueset
Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Përfaqësueset
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori