Me zhvillimin e përditshëm të teknologjisë kanë avancuar jo vetëm emërtimet dhe kurikula e gjuhëve programuese, por edhe ajo e dizajnit. Nëse pyesni një person të zakonshëm të definojë fjalën “dizajn”, sigurisht shumica do të flasin për ilustrime, fonte, apo edhe ngjyra. Beetroot Academy ofron kursin UI/UX design i cili shkon përtej dizajnit grafik tradicional i cili ende vazhdon të mësohet në Kosovë. Për t’u përgjigjur saktë, duhet të kuptojmë se çka do të thotë UI dhe UX design.
UX do të thotë User Experience. Kjo ia lehtëson punën një përdoruesi që ta ketë sa më të lehtë të përdorë një produkt, si psh. Facebook, Instagram, webiste, etj. Pasi të kuptoni se çfarë duhet të marrin përdoruesit tuaj nga një produkt, ju e përkufizoni se si do ta marrin atë. Në përgjithësi, kjo është ajo që ju do ta quani UX Design. Pra, një UX designer i bën produktet të përshtatshme dhe të arritshme.
UI do të thotë User Interface dhe UI design është pamja dhe ndjesia, prezantimi dhe ndërveprimi i një produkti. Në një kompani të madhe, dizajneri ka për detyrë që produktin ta bëjë vizualisht të këndshëm. Dhe këtu fillon të vihet në pah bukuria e ngjyrave, formave dhe tekstit.
Për dallim nga graphic design ku mësohet si punohen newsletter, postera, logo, branding, etj, UI/UX fokusohet në anën dixhitale të dizajnit. Beetroot Academy do t’ju mësojë se si të punoni me Figma dhe Adobe Photoshop. Poashtu do të shihni ndryshimin midis dizajnit digjital dhe dizajnit grafik dhe të mësoni parimet e kompozimit, tipografisë dhe kombinimeve të ngjyrave. Si rezultat, ju do të jeni në gjendje të ndërtoni webfaqe atraktive dhe adaptive për pajisje të ndryshme.
Përveç kurseve në gjuhë programuese, Beetroot Academy ka filluar edhe me kursin në UI/UX design. Me kurrikulë të avancuar suedeze dhe ukrainase, përmes këtij kursi ju mund të bëheni me profesion të ri pa pasur nevojë për njohuri paraprake. Krejt ça ju nevojitet është një laptop dhe njohuri bazike kompjuterike dhe të instaloni Adobe Photoshop.
Po ashtu, do të keni qasje në LMS (Learning Management System) dhe komunikim të shpeshtë me akademinë dhe trajnerin. Kjo platformë përdoret edhe në Beetroot Academy në Suedi dhe Ukrainë, ku të gjithë studentët kanë qasje në njësitë mësimore, videot, testet e ndryshme dhe detyrat që trajneri ju jep gjatë kursit. Ideja është që komunikimi midis studentëve dhe trajnerit të rrisë cilësinë e mësimit dhe në fund të merrni diplomën me meritë dhe të jeni të gatshëm për tregun e punës.
Kursi për fillestarë në UI/UX design ju jep njohuri edhe për User Interface edhe për User Experience, apo UI/UX design. Kompanitë tani janë në kërkim të personave që i kryejnë të dy funksionet, ndërsa ju mund të siguroni vend pune si në startupe poashtu edhe në kompani të mëdha.
Kursi UI/UX Design zgjatë katër muaj dhe përmban 141 orë, prej tyre 124 orë praktikë, 4 orë këshillime në karrierë dhe 13 orë video mësime dhe 46 njësi mësimore User Experience (UX), User Interface (UI), Figma, Photoshop, si të punoni me ekip, si të punoni me klientë, dhe shumë tools të tjera.
Le t’i kuptojmë të gjitha këto çështje së bashku! Me 24 dhjetor, në ora 15:00, në klasat e Beetroot Academy Kosova trajneri i UI/UX design do të prezantoj programin e kursit para jush dhe do t’iu orientojë se si të krijoni karrierë të sukseshme në dizajn.
Të gjithë pjesëmarrësit do të përfitojnë një kupon me 30% zbritje.
Bëhuni pjesëmarrës duke u regjistruar përmes linkut më poshtë:
https://forms.gle/M2VrrDRdnFg9bWAV8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë