Volkswagen i dha lamtumirën Beetle verën e kaluar për herë të dytë në historinë e saj. Sidoqoftë, mbase ishte thjesht një “lamtumirë” tjetër dhe jo një “lamtumirë e përhershme”.

Prodhuesi gjerman përfundoi prodhimin e "Beetle" të ri në korrik të vitit 2019 , pas dy gjeneratave të këtij automjeti.


Një nga arsyet ishte gjithashtu se nuk u fut në "të ardhmen elektrike" të Volkswagen, transmeton Telegrafi.

Gjërat duket se kanë ndryshuar ndërkohë.

A do të thotë kjo që prodhuesi gjerman përfundimisht po planifikon një "Beetle" të ri elektrik?

Epo, duket se po.

7799781925f16b9e13ac94589354034 v4 big

VW ishte duke menduar për një automjet të tillë që në vitin 2012, kur prezantoi konceptin e atëhershëm avangard të E-Bugster.

Koncepti E-Bugster, megjithatë, mbeti ashtu siç sugjeron emri i tij - një koncept, pasi asnjëherë nuk kaloi në prodhim. /Telegrafi/

14031487685f16b9e15b2f6547621890 v4 big