Nga: Georg Predota
Përktheu: Jola Tasellari
Beethoveni pati vështirësi financiare për pjesën më të madhe të jetës e karrierës së vet. Në rastet që fitonte shumë para, prirej t’i investonte në aksione bankare. Megjithatë, zhvlerësimi i valutës austriake si pasojë e luftës së pambarimtë të Napoleonit, ia zbriti pasurinë me mbi pesëdhjetë për qind, dhe ia uli ndjeshëm pagën vjetore që merrte nga Arkduka Rudolf dhe princat Lobkowitz e Kinsky. Edhe kur Beethoveni nuk kishte pse shqetësohej për paratë, frikësohej vazhdimisht për situatën financiare.
Të nxjerrësh jetesën si muzikant i pavarur nuk është e lehtë, dhe në fillimet e tij në Vjenë, Beethoveni ngriti reputacion si pianist virtuoz. Për më tepër, aftësia e tij improvizuese ishte legjendare. Pjesa më e madhe e të ardhurave në vitet e para në Vjenë, i vinte nga performancat në sallone. Më vonë, mundi të vendoste një tarifë hyrjeje për koncertet e tij, dhe në tridhjetekatër vitet që qëndroi në Vjenë, Beethoveni u pagua për performancat në vetëm pesëmbëdhjetë koncerte publike. Megjithatë, Vjena e asaj kohe kish’ nisur të tërhiqte pianistë e muzikantë nga të gjitha anët e kontinentit, e kështu, iu desh pak kohë sa t’u bënte ballë xhelozive dhe intrigave të bashkëkohësve e rivalëve të tij. Cherubini, për shembull, e përshkroi si “të ashpër” mënyrën sesi Beethoveni luante në piano, dhe atë vetë si ende të paformuar mirë artistikisht. Me gjithë popullaritetin që fitoi, Beethoveni ia doli të kërkonte shuma të majme parash për performancat. Fatkeqësisht, dëgjimi nisi t’i binte, dhe ky burim fitimi do t’i mbyllej njëherë e mirë.
Për të shtuar të ardhurat e tij, Beethoveni nisi të jepte leksione private, gjë të cilën e urrente krejtësisht. Me temperamentin që kishte, kjo veprimtari pedagogjike nuk i përshtatej fort dhe njëherë, u acarua kaq shumë me studentin e tij, Karl Hirsch, saqë e kafshoi në sup, e pickoi dhe i bërtiti pa ndërprerje, me furi të madhe.
Konteshat e reja dhe sharmante i pranonte si studente, por, në përputhje me një traditë të vjetruar dhe me dëshirën për t’u konsideruar pjesë e aristokracisë, shpesh refuzonte të paguhej për shërbimet. Kur kontesha Susanne Guicciardi e shpërbleu me një dhuratë për mësimet që i dha së bijës, Giuletta, Beethoven i shkroi:
E udhës është që ta dini, e dashur konteshë, se dhuratën do t’jua ktheja mbrapsht dje në mëngjes nëse nuk do të ishte për tim vëlla, që u gjend aty me mua. Por, tani, për t’ju paralajmëruar, dhuratën po e pranoj, por nëse ju shkon edhe një herë ndër mend diçka e ngjashme, ju betohem se nuk do të më shihni më në shtëpinë tuaj.
Fort i mërzituri juaj,
Beethoven
Ndonëse sot i dimë ndjenjat e Beethovenit për Giuliettan, me humbjen e dëgjimit ai nuk mundi më t’i ofronte as leksionet e pianos.
Sapo vëmendja e Beethovenit u kthye nga kompozimi, pagesa nisi t’i bëhej me komisione. Përgjithësisht kjo përfshinte një paradhënie për punën si kompozitor, dhe pas përfundimit të kompozimit financuesi kishte të drejta ekskluzive për gjashtë muaj. Pas këtij afati, kompozimin e mbante financuesi, ndërsa Beethoveni kishte të drejtën ta shiste. Së fundmi, studiuesit e kanë cilësuar Beethovenin një biznesmen të paskrupullt. Megjithatë, në disa aspekte, duket se ka qenë thjesht i paaftë, pasi paratë nga komisionet për kryeveprat e tij, zor se i dilnin për të nxjerrë jetesën.
Beethoveni mori një shumë të papërfillshme prej pesëqind florinësh për Simfoninë e Katërt nga konti Franz Oppersdorf, i cili do t’i ofronte me kënaqësi pesëqind florinë shtesë për një simfoni tjetër. Kjo kërkesë e kontit e vuri në vështirësi kompozitorin, i cili ia kishte premtuar Simfoninë e Katërt botuesit, Breitkopf. Me ngut i shkroi një letër këtij të fundit, ku i shpjegoi se kompozimin ia kish’ marrë një zotëri i nderuar. Mandej, simfoninë e premtuar për të cilën kishte marrë paradhënie nga Oppersdorfit, ia shiti Breitkopfit. Simfonia e Pestë e Beethovenit ra në duart e Breitkopfit për njëqind dukatë, gati katërqind e pesëdhjetë florina, dhe Oppersdorfi me të drejtë refuzoi të paguante pjesën e vet. Me marrëveshje të tilla, nuk është habi që Beethoveni s’do të mbante dot as apartamentit e vet. Kështu, për njëfarë kohe iu desh të bashkëjetonte me Konteshën Von Erdödy.
Gjatë jetës, Beethoveni dëshmoi ndryshime të vrullshme në tregun e muzikës dhe në thelb jetoi si “kompozitor modern, me të ardhura nga puna e tij në një ekonomi të lirë”. Nga ana tjetër, botuesit muzikorë po përhapeshin me shpejtësi anembanë Gjermanisë dhe Austrisë, por gjithsesi ishin mbrapa krahasuar me Anglinë, Italinë dhe Francën. Me konceptet e honorarëve dhe të drejtave ndërkombëtare që ishin ende të panjohura, kompozitorët prisnin të paguheshin vetëm një herë për punën e vet. Botuesit kishin njëfarë mbrojtjeje brenda vendit, por jashtë tij mund të kopjoheshin dhe të piratoheshin lirisht. Piratët nga ana tjetër mbizotëronin dukshëm tregun muzikor përmes vjedhjes së muzikës, “modifikimit, ndryshimit të emrave të kompozitorëve, dhe vendosjes së emrave të tyre mbi kopjet e blera prej botuesve origjinalë”.
Si pjesë e këtij mjedisi kaotik e të rrëmujshëm, synimi parësor i Beethovenit ishte të fitonte sa më shumë para të mundej për çdo kompozim. Ndërkohë që krahasonte oferta nga botues të ndryshëm, me raste i vinte në lojë kundrejt njëri-tjetrit. Beethoven, duke ecur në hapat e Joseph Haydn, interesohej të publikonte kompozimet e tij në më shumë se një shtet. Në këtë mënyrë, do të merrte dy ose më shumë pagesa dhe mund t’i bënte kompozimet e tij më tërheqëse, duke kërkuar më pak para prej botuesve. Siç mund të merret me mend, botuesit kundërshtuan, njëlloj si Beethoveni. Beethoveni nuk ishte ndonjë pionier i mendimit dhe veprimit në biznes, por ia doli të publikonte njëkohësisht një numër të madh kompozimesh nga dy ose më shumë botues në shtete të ndryshme. Anton Schindler, ndër biografët e parë të Beethovenit, marrëdhënien e këtij të fundit me paranë dhe marrëveshjet muzikore, e përmblodhi në një mbishkrim në hyrjen e Kuintetit të Harqeve, Op. 129, Rondo alla ingharese quasi un capriccio. Ai shkroi: Zemërimi për një qindarkë të humbur, i shfryrë përmes tekave. /ExLibris/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës