'Beerfest Kosova 2025' po vjen më 14, 15, 16 dhe 17 qershor

Festivali Beerfest Kosova 2025, këtë verë sjellë katër net të paharrueshme me muzikë, atmosferë festive dhe shumëllojshmëri birrash nga brende vendore dhe ndërkombëtare.
Lokacioni i festivalit do te jete prapa Pallatit të Rinisë, aty ku tradicionalisht është mbajtur festivali edhe vitet e kaluara. Ndersa datat e festivalit jane: 14, 15, 16 dhe 17 Qershor 2025.
Këtë vit, Beerfest Kosova premton më shumë se kurrë më parë një përvojë unike për të gjithë dashamirët e birrës dhe muzikës live.
Emrat e zbuluar deri me tani jane: RINA BALAJ, Captial T, BUTA, MAJK, YA NINA, DAFINA BYTYQI, ZANZI BAND, DIANA MEHMETAJ, YLLI MATOSHI, EREZA CERKINI, BLERANDO, BB POQI etj.
Ndërsa line-up-i final do të publikohet shumë shpejt!
Sigurojeni bileten tuaj në këtë ngjarje të veçantë. [Blini biletën këtu]
Për më shumë informata rreth artistëve pjesëmarrës dhe aktiviteteve të festivalit ndiqni llogaritë zyrtare në Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/



























































