LAJMI I FUNDIT:

Bebet e lindura me prerje cezariane janë më të prira të jenë mbipeshë

Bebet e lindura me prerje cezariane janë më të prira të jenë mbipeshë

Bebet e lindura me prerje cezariane apo induksion janë trefish më të rrezikuara të kenë çrregullime metabolike si diabeti apo obeziteti, thonë studimet e reja nga universitetet e Australisë, Holandës, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shkencëtarët kanë monitoruar statusin shëndetësor të grave dhe fëmijëve të tyre për 13 vjet. Ata kanë zbuluar se bebet e lindura me prerje cezariane kanë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë efekte metabolike dhe ekzemë, transmeton Telegrafi.

Gjatë eksperimenteve ishin analizuar të dhënat e pothuajse 500,000 grave dhe fëmijëve.


Të gjithë fëmijët kishin qenë të lindur në New South Wales mes vitit 2000 dhe 2008.

Gratë të cilat kishin marrë pjesë në studim kishin qenë të shëndetshme, nuk kishin konsumuar duhan dhe nuk kishin qenë përdoruese të drogave narkotike.

Ato kishin qenë mes 20 dhe 35 vjet të vjetra.

Rreth 43 për qind prej tyre i kishin lindur fëmijët me induksion, 11 për qind me prerje cezariane dhe 38 për qind pa ndonjë ndërhyrje.

Kështu, shkencëtarët konstatuan se bebet e lindura me induksion kishin pasur trefish shanse më shumë për të pasur probleme me ushqim dhe të sëmuren nga verdhëza.

Bebet e lindura me prerje cezariane kishin qenë më të rrezikuar të sëmuren me hipotermi brenda 30 ditëve të lindjes. Në moshë më të vjetër, ata kishin qenë deri në trefish më të prirë të zhvillojnë çrregullime në metabolizëm si obeziteti apo diabeti. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Kalo në kategori