Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ në Los Angeles.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë derisa ajo po këndonte në këtë festë, e cila ishte tërësisht private.


Kjo pasi një pjesë e audiencës nuk po dëgjonin dhe po flisnin me zë të lartë, duke penguar interpretimin e artistes së hitit “I’m a mess”.

beb3 3

Dhe kështu, Bebe Rexha ka ndaluar performancën e saj në gjysmë për t’iu tërhequr vërejtjen vajzave që nuk po rrinin urtë gjatë kohës që ajo po performonte.

Ishte një nga fansat e Rexhës e cila e bëri të ditur ndodhin në një status të publikuar në rrjetin social Twitter.

beb5 2

“Mbrëmë në një festë, Bebe Rexha ndaloi së kënduari në mes të këngës për të qortuar publikun që nuk e dëgjoi. U stepa dhe gruaja pranë meje më pyeti pse. I shpjegova se më pëlqen kur yjet e popit i bërtasin audiencës. Ajo qeshi. E pyeta nëse ajo është një fanse. Dhe e dini cila ishte përgjigja e saj? ‘Unë jam nëna e Bebes’”, ka shkruar fansja në Twitter.

Duke parë këtë status, 33-vjeçarj e ka rishpërndarë atë me ndjekësit e saj në Twitter, duke shkruar: “Bushtrat, nuk po dëgjonin”.

Bebe Rexha përndryshe pati një paraqitje të mrekullueshme në edicionin e 65-të të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.

Ajo ishte nominuar për çmimin "Kënga më e mirë ritmike/elektronike" për këngën e saj "I'm Good (Blue)", por u mund nga Beyonce, e cila e fitoi këtë çmim për këngën "Break my soul".

Një gjë e tillë u kritikua si një prej diskriminimeve më të mëdha të këtij viti në 'Grammy Awards', pasi "Break my soul" kishte shumë më pak sukses dhe klikime në platformat e muzikës, se sa hiti "I'm Good (Blue)" i artistes shqiptare. /Telegrafi/

beb4 3