BEAT HOTEL, 9 RUE GIT-LE-COEUR

Poezi nga: Harold Norse
Përktheu: Fadil Bajraj
... tmerruese, kundërmonte në
bishta cigaresh (në Gauloises dhe njerëz) ... verë bajate ... bohemët
mbështeteshin për muret e vrimosura
të shenjuar me gjurmët e tyre ... në dhomat e
përhimta ... Xhandarët i vëzhgojnë,
në hyrjen e bistrosë, me dyshim. Perdet
e bardha të kadifenjta të njollosura nga tymi
janë tërhequr për t’i përcjellë zhbiruesit.
Diç e çuditshme po ndodhë në këtë vend,
diç pëshpëritnin, i shikonin kërcënueshëm
turistët dhe surrealistët:
evidemment sales étrangers ...
ardhacakë famëkeq, të urryer.
Ditët e dufit në Paris ... tojours
me shikim kalashnjikovi,
zemërim me koktej molotovi,
apo me Uzi para hunde.
Jemi duke e kërkuar dikë, monsieur,
që do të mund të ishte ti. Dites-done, alors.
Nuk bëzaj. Sall e mbaj
gojën mbyllur,
nuk di frengjisht, dhe largohem.
1960














































