Tani për tani, Bashkimi Evropian nuk di se kush do të jenë gjyqtarët ndërkombëtarë në Panelin Përzgjedhës, të cilët do të jenë përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve dhe përzgjedhjen për emërimin e gjyqtarëve dhe për regjistrimin e gjyqtarëve ndërkombëtar, si dhe rekomandimet për emërimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Dhomave të Specializuara.

Bashkimi Evropian thotë se përzgjedhja e gjyqtarëve në Dhomat e specializuara do të bëhet sa më shpejtë që të krijohen kushtet e përcaktuara me Ligjin për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar. /Tribuna Channel/