BE-ja e shqetësuar për rritjen e rrogave në prag të zgjedhjeve

Kosova ka arritur të përmbyllë negociatat për një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në dhe ka shënuar rezultate në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, shkruan sot Koha Ditore.
Për këto Kosova merr lëvdata nga Raporti i Progresit për këtë vit, por pak ka gjëra të tjera në këtë raport për të cilat do të mund të mburrej Kosova, aktualisht e bllokuar politikisht për shkak të pamundësisë së krijimit të institucioneve kryesore të shtetit.
Probleme me prokurimin publik, ndikimet politike në shumë fusha ku politika nuk e ka vendin, vazhdojnë të jenë sëmundje të Kosovës, të cilat edhe këtë vit i identifikon Raporti i Progresit, të cilin të mërkurën do ta miratojë dhe do ta bëjë publik Komisioni Evropian./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































