LAJMI I FUNDIT:

BDI: Në pikëpagesën rrugore në “Gllumovë”, tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabela në gjuhën maqedonase

BDI: Në pikëpagesën rrugore në “Gllumovë”, tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabela në gjuhën maqedonase

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke dënuar ashpër siç thonë ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Gllumovë.

Nga BDI thonë se tabelat nga shqip janë vendosur vetëm maqedonisht.

Reagimi i plotë:


“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit.
Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve.
Kjo përpjeke e rrezikshme dhe e ulët e mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e Gjuhës Shqipe, është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbetorëve të OBRM-PDUKM-së nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet e ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë.
BDI do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – thonë nga BDI.

Në trend Lajme

Më shumë
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Lajme
Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Politikë
Kalo në kategori