LAJMI I FUNDIT:

BDI-ja shfrytëzon shkollat dhe çerdhet e fëmijëve për fushatë parazgjedhore (Video)

BDI-ja shfrytëzon shkollat dhe çerdhet e fëmijëve për fushatë parazgjedhore (Video)

Sektori civil dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve janë shprehur të tronditur nga pamjet e publikuara dje në Televizionin Shenja ku kandidatet femra nga radhët e BDI-së bëjnë fushatë në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve edhe atë jo vetëm në objekte por edhe në prani të fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thonë që do ta shqyrtojnë rastin, ndërsa janë decid se veprimet e këtilla janë rreptësisht të ndaluara. Nga Iniciativa Qytetare “Civil”, e cila monitoron fushatën dhe zgjedhjet, thonë që ky rast duhet që urgjentisht të sanksionohet dhe bëjnë apel të reagojnë institucionet kompetente. Veprimet e këtilla, thonë nga Civil, janë reptësisht të ndaluara.

Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” për Tv Shenjën nuk deshën të komentojnë rastin të cilin thanë se do ta shqyrtojnë këto ditë, por ata ishin decid se keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë ndalohet jo vetëm me ligjet vendore, por edhe me konventa ndërkombëtare.


Përndryshe, dje në një nga faqet e shfrytëzuara nga BDI në Facebook u postuan fotografi të kandidateve femra për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore në takime në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve në Tetovë. Vetë postuesi konfirmon se këto pamje janë në kuadër të fushatës parazgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori