Në një shkrim kushtuar transformimit të FSK-së në Ushtri, mediumi prestigjioz, BBC, ka shkruar se rrugëtimi euro-atlantik i Kosovës ka “rrëshqitur” paksa.
Së pari, sipas këtij mediumi, vendosja e një tarife prej 100% për importet nga Serbia fqinje. Dhe tani deputetët e saj janë të vendosur të votojnë për ngritjen e një ushtrie.
Dhe sipas BBC, të dyja këto masa janë në kundërshtim me paralajmërimet, kërcënimet dhe lutjet nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
“Votimi i ushtrisë i së premtes do të kthejë një forcë të lehtë të reagimit emergjent prej 4,000 trupash në një ushtri profesionale të Kosovës”.
“Kjo në një territor të mbrojtur nga 4,000 trupa të NATO-s që nga koha kur forcat serbe u tërhoqën në vitin 1999”.
Në këtë drejtim, BBC shkruan se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është aq e inatosur nga votimi që ka folur edhe për një përgjigje ushtarake. Presidenti i saj ka kërkuar mbështetje nga Rusia dhe Kina.
Mediumi në fjalë thotë se situata është krejt e ndryshme, nga rreth tre muaj më parë, kur bisedimet kishin në vëmendje shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
Një gjë e tillë, sipas BBC, përcjell Telegrafi, është një largim nga statusi i Kosovës, i projektuar nga fuqitë perëndimore.
“Në Kosovë gjenden disa misione të Bashkimit Evropian, gjithashtu është edhe KFOR-i. Ky shtet përfiton shumë nga ndihma ndërkombëtare”.
Pra, ka pasur një element të “kafshimit të dorës” që ka ushqyer Kosovën për pothuajse dy dekada, kur kryeministri Ramush Haradinaj akuzoi shefen e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini për “mbytjen” e bisedimeve.
“Ajo ka transformuar dialogun mbi normalizimin në një dialog në territore, gjë që ka shkaktuar dëm në rajonin tonë”, tha ai.
Shpërthimi i tij ishte për çdo shkëmbim territori të supozuar, të cilin Haradinaj e kundërshton ashpër dhe më shumë një përgjigje ndaj qortimeve të përsëritura të Bashkimit Europian lidhur me imponimin e njëanshëm të taksave të Kosovës mbi importet serbe dhe boshnjake.
“[Kjo] definitivisht shkon kundër frymës dhe letrës së bashkëpunimit në rajon”, tha zonja Mogherini të hënën. “Unë do të prisja që qeveria e Kosovës ta revokojë këtë vendim, por unë ende jam i bindur se të dyja palët mund të vazhdojnë me sukses dialogun”.
“Jam shumë i shqetësuar për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës sesa kam qenë për një kohë të gjatë”, thotë James Ker-Lindsay, një specialist i Ballkanit në Shkollën Ekonomike të Londrës.
“Dialogu nuk ka qenë i mirë për disa vite, por ka pasur një ekuilibër të caktuar. Kjo është ndryshuar dhe është shumë e vështirë për të parë se kah po shkon”.
Vendosmëria e Kosovës për ta kthyer forcën e saj të armatosur lehtë në një ushtri i ka bërë gjërat vetëm më keq.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cilësoi planet e saja jo në kohë të duhur dhe paralajmëroi për “pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”.
BBC thekson se ekziston frustrimi i konsiderueshëm në Prishtinë se BE nuk ka ndjekur me një angazhim për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën pa kufij Schengen të bllokut.
Dhjetë vjet nga shpallja e saj e pavarësisë, Kosovës ende i mungojnë shumë prej elementeve të shtetësisë – siç është ushtria.
Por, James Ker-Lindsay beson se “nxjerrja jashtë” do të rezultojë kundërproduktive për Kosovën.
“Kjo nuk është mënyra për të punuar me BE-në. Ju nuk filloni t’i sfidoni ata dhe të jeni konfrontues”, paralajmëron ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë