Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, edhe një herë ka konfirmuar se do të kadidojë për të marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se nuk e kandidon partia e tij, PDK-ja, thotë se garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.
Naim Bazaj është duke pritur një përgjigje nga kryetari i PDK’së Kadri Veseli, për t’i hyrë edhe zyrtarisht garës për të parin e Drenasit, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku. Edhe pse ndërkohë fushatën për vete e ka nisur, ende pa u shpallur nga Presidenti i vendit data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të kësaj komune.
Duke folur për Gazetën Express, Naim Bazaj tha se edhe në rast e Parita Demokratike e Kosovës nuk e përzgjedh atë si perfaqsuses të saj në garën zgjedhore, ai do të synojë postin e kryetarit të Drenasit, si kandidat i pavarur.
Madje, është i bindur për fitore. Thotë se mos kandidimi i tij do ta dobësojë edhe PDK-në, që për 17 vite rresht drejton këtë komunë.
“Mu më kanë nominu elektorati në Drenas, bashkia më e madhe e jona, që i ka 5800 votues janë zotuar se nuk lëshojnë pe dhe do të më mbështesin pa marrë parasysh a do të jem kandidat i PDK’së, apo jo. Nëse nuk jam, i pavarur do të dal, dhe fitoren e kam bindëse”, i tha Bazaj, të mërkurën, Gazetës Express.
“Kam marrë nënshkrimet e këshillit drejtues, kryesisë dhe drejtuesve të nëndegëve, të cilat personalisht ja kamë dërgu kryetarit Kadri Veselit”, tregoi Bazaj.
Ky prononcim erdhi pasi mediat raportuan, po të mërkurën, se PDK’ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do ta kandidojë ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladorvci. Magjithatë, edhe në rast se kjo ndodh Bazaj sërish tregohet i bindur se do të jetë ai i pari i komunës në të cilën aktualisht drejton asamblenë komunale të saj.
“Le ta qesin kanë të dojnë, por unë jau urojë humbjen e madhe, definitivisht. PDK nëse fillon me këto përçarje atëherë as 20% nuk do ti merr. As për balotazh”, i tha Gazetës Express, Naim Bazaj.
Ndryshe, kandidimin e ambasadorit Lladrovci se kanë konfirmuar ende as PDK-ja. Madje, Nënkryetari i parë i PDK-së, Basri Musmurati, duke folur për Gaztën Express, shkurt tha se “Nuk ka kurgjo”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025