LAJMI I FUNDIT:

Bayerni vuan ndaj Freiburgut, por fiton me rezultat minimal për tu shkëputur në tabelë

Bayerni vuan ndaj Freiburgut, por fiton me rezultat minimal për tu shkëputur në tabelë

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesliga, ku në xhiron e 16-të ka mposhtur Freiburgun me rezultat 2-1.

Ishte një fitore e vuajtur për bavarezët që në këtë takim vinin pas dy ndeshjeve negative.

Javën e kaluar kampioni në fuqi u mposht 3-2 nga Borussia Moenchegladbach, ndërsa në mesjavë u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e Bundesliga 2, Holstein Kiel.


Goli i parë në ndeshje erdhi vetëm pas shtatë minutave lojë, kur Thomas Muller asistoi për mrekulli te Robert Lewandowski i cili realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të bavarezëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Mysafirët që në këtë takim erdhën pas pesë fitoreve radhazi barazuan gjithçka në minutën e 62-të.

Nils Petersen sapo u inkuadrua në lojë në prekjen e parë të topit realizoi me kokë për 1-1.

Megjithatë fitoren bavarezëve ia siguroi Thomas Muller me golin e shënuar në minutën e 75-të.

Me këto tri pikë, Bayern shkëputet në krye të tabelës me 36 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë RB Leipzig. /Telegrafi/