Bayern Munich do të luaj në udhëtim te Augsburgu në kuadër të javës së tetë të Bundesligës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë synon të rikthehet te fitorja, pasi në javën e shtatë ka pësuar humbje në Allianz Arena.


Hoffenheim ishte skuadra që i shkaktoi humbjen e parë këtë edicion bavarezëve.

E skuadra e trajnerit Niko Kovac synon t’i marrë tri pikët nga udhëtimi te Augsburg.

Në anën tjetër vendasit në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë dhe kërkojnë të shkaktojnë befasi.

Formacionet zyrtare:

Augsburg: Koubek, Lichtsteiner, Niederlechner, Khedira, Moravek,Vargas, Jedvaj, Uduokhai, Richter, Max, Oxford.

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Pavard, Sule, Hernandez, Thiago, Martinez, Coutinho, Gnabry, Coman, Lewandowski. /Telegrafi/

telegrafi sport app