Nuk ka vend të luaj si titullar tek Paris Saint Germain, por po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Fjala është për mesfushorin argjentinas Javier Pastore që ka paralajmëruar
largimin nga PSG.
Për argjentinasin po interesohen shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munich.
Sipas ‘transfermarkt’, Carlo Ancelotti është një adhurues i madh i lojës së Pastores dhe ka kërkuar transferimin e tij në ‘Allianz Arena’.
PSG për ta lënë të lirë ish-anëtarin e Palermos kërkon së paku 15 milionë euro. /Telegrafi/