Bayern Munich vetëm pas vazhdimeve kalon në çerekfinale të DBF Pokal

Ndeshja mes Hertha Berlin dhe Bayern Munich e vlefshme për 1/8 e DFB Pokal doli të jetë mjaftë interesante, ku pas vazhdimeve bavarezët kaluan tutje me rezultat 3-2.
Përballja fillojë më gol kur Maximilian Mittelstadt shënoi në minutën e 3-të pas një asistimi të Salomon Kalous.
Por bavarezët u kundërpërgjigjën menjëherë duke e barazuar rezultatin.
Ishte Serge Gnarby që e shfrytëzoi bukur një asistim të Robert Lewandowskit për të barazuar në 1-1.
Edhe pse kishte shumë raste, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë, Gnarby arriti të shënojë golin e dytë personal dhe të epërsisë për Bayernin.
Por vendasit nuk u dorëzuan. Ishte Davie Selke që erdhi nga banka rezervë që shënoi për 2-2 në minutën e 67-të.
Loja e rregullt u mbyll baras dhe u desh të zhvillohen vazhdimet.
Kingley Coman shënoi për Bayernin në minutën e 98 për 3-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe bavarezët kaluan në çerekfinale të DFB Pokal. /Telegrafi/
https://twitter.com/footballfolife2/status/1093266455133650947

















































