Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Mainz në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët mbyllën gjithçka në pjesën e parë duke shënuar katër gola.


Ishte nata e shkëlqimit të Jamal Musiala i cili arriti të shënojë het-trik në pjesën e parë.

Sulmuesi gjerman arriti të shënojë në minutat 2’, 37 dhe 45+4’.

Një gol e shtoi Leroy Sane i cili gjeti rrjetën në minutën e 45-të.

Bayern Munich pas kësaj fitoreje kalon në raundin tjetër të Kupës së GjerManisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app