Bayern Munich merr fitoren e dytë, mposht në shtëpi Freiburgun

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë. Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti. Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0.
Bayern Munich me këtë fitore ka 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































