LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich me gjashtë yje që në start të Bundesligës, Eintracht Frankfurt dorëzohet pa kushte

Bayern Munich me gjashtë yje që në start të Bundesligës, Eintracht Frankfurt dorëzohet pa kushte

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të xhiros së parë në Bundesliga.

Joshua Kimmich, një ndër yjet e skuadrës së Julian Nagelsmann, realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur portierin Kevin Trapp.

Ishte një tym i madh para portës së Trapp, kur Kimmich gjuajti duke e zënë në befasi portierin gjerman.


Në minutën e dhjetë erdhi edhe goli i dytë.  Benjamin Pavard gjeti cepin e portës vendase me një goditje të fortë, duke kaluar Bayernin në avantazh të dyfishtë (2-0).

Ndërkohë, Eintrachti, që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Evropës, reagoi dy minuta më vonë, por goditja me kokë e mbrojtësit Tuta u ndal nga traversa.

Sadio Mane gjeti golin e parë në Bundesligë në minutën e 29-të, duke treguar që Bayern Munich nuk do të lëshoj pikë në këtë përballje.

Jamal Musiala shënoi në minutën e 35-të për 4-0 pas një asistimi të Thomas Muller.

Pjesën e parë e mbyllu goli i Serge Gnarbryt në minutën e 43-të.

Fraksioni i dytë nuk është se solli shumë, pasi që fituesi dihej që në pjesën e parë.

Kolo Muani shënoi për 5-1 në minutën e 64-të pas një gabimi të Manuel Neuer.

Ndeshja u mbyll me golin e Musiala në minutën e 83-të.

Bayern Munich që në start po tregohet shumë i fortë, duke treguar se askush nuk mund ta rrëzojë lehtë nga froni.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori