Bayern Munich fiton me shumë mund ndaj Augsburgut

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Augsburgut si mysafirë.
Ndeshja filloi shumë keq për Bayernin kur pësuan që në minutën e parë me një autogol të Leon Goretzka.
Bayern barazoi me francezin Coman në minutën e 17-të.
Augsburg e ktheu epërsinë me Dong-Won Ji që shënoi në minutën e 23-të.
Por Bayern shkoi në pushim më barazim fal francezit në formë, Coman (2-2) që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Bayern tregoi se e dëshiron kreun duke u sulur drejt portës së Augsburgut.
Alaba shënoi në minutën e 53-të për 3-2, për ta kaluar për herë të parë në epërsi gjigantin gjerman.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Bayern mori fitoren e dytë me radhë duke shkuar në kuotën e 48 pikëve.
Tashmë Bayerni ka 48 pikë, dy më pak se Borussia Dotmund. /Telegrafi/


















































