Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Augsburgut në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar në dy raste me Luis Diaz dhe Michael Olise, por pa arritur të gjejnë fundin e rrjetës.


Bavarezët kaluan në epërsi eventualisht përmes Serge Gnabry i cili dërgoi topin në portën e zbrazët pas asistimit nga Harry Kane për rezultatin 1-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Luis Diaz (48’) shënoi një gol fantastik për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve (2-0).

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, Bayerni realizoi edhe golin e tretë përmes Olise (48’) i cili pas një veprimi individual mposhti portierin vendas për 3-0.

Vendasit ia dolën të shënojnë në minutën e 51-të përmes Kristijan Jakic i cili nuk dështoi në situatën një për një kundër Manuel Neuer për 3-1.

Për t’i bërë gjërat më interesante u përkujdes Mert Komur i cili në minutën e 76-të realizoi për të ngushtuar edhe më tej rezultatin në 3-2 pas asistimit nga Jakic.

Sidoqoftë, kjo ishte e tëra çfarë Augsburgu mundi të bëjë në këtë sfidë pasi deri në fund Bayerni ia doli të menaxhojë mirë epërsinë për të marrë fitoren e radhës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app