Bayern Munich fiton me rikthim ndaj St.Paulit

Bayern Munich ka regjistruar një tjetër fitore me përmbysje në shtëpi, këtë herë ndaj St Paulit.
“Bavarezzët” edhe pse në disavantazh arritën ta përmbysin rezultatin në fund nga 0-1 në 3-1 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Andreas Hountndji befasoi të gjithë në “Allianz Arena”, kur shënoi nga afërsia pasi mori një pasim të bukur (6’).
Pas kësaj, Bayern u hodh në sulm me të gjitha forcat duke rrezikuar me Lennart Karl e Tom Bischof.
Megjithatë ishte mbrojtësi Raphael Guerreiro që e finalizoi për mrekulli një aksion të shpejtë për ta barazuar rezultatin (44’).
Heroi i Bayernit ishte Luis Diaz që shënoi në minutat e fundit të takimit pas asistimit të Joshua Kimmich (90+3’).
Derisa mysafirët tentuan të sulmonin në fund, Bayern pastaj krijoi një kundëraksion ku Nicolas Jackson u përkujdes për ta vulosur fitoren (90+9').
Bayern me këtë fitore vazhdon si lider i vetëm me 34 pikë derisa St.Pauli zë pozitën e 17-të me shtatë sosh./Telegrafi/



















































