Bayern Munich ka fituar ndaj Hamburgut me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas.

Bavarezët kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre në kampionatin gjerman, duke e dominuar me lojë dhe rezultat Hamburgun.


Golat në këtë fitore për Bayernin u shënuan nga Franck Ribery (6', 81'), Robert Lewandowski (12', 19', 90') dhe Arjen Robben (55').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje nuk ishte Lewandowski, por Ribery, i cili u vlerësua me notë 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Christian Mathenia, i cili u notua me 4.7. /Telegrafi/   Bayern:

notat bayerni e1520700544307

Hamburg: 

notat bayerni 1 e1520700582811

telegrafi sport app