LAJMI I FUNDIT:

Battery Doctor, tani edhe në Kosovë (Video)

Battery Doctor, tani edhe në Kosovë (Video)

Harxhimi i baterisë së telefonave mobil, të cilët tashmë janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, janë një problem i cili i përcjellë përdoruesit e këtyre telefonave vazhdimisht.

Shqetësimi juaj për kohën se në cilin moment do të iu fiket telefoni, tash do të marrin fund më pajisjen Battery Doctor.

Battery Doctor, është një produkt zviceran, i cili tash është prezent edhe në Kosovë.

Kjo pajisje ia lehtëson përdoruesve të telefonave mobil barrën e mbajtjes së karikuesve me veti, sepse në Batterry Doctor iu mundësohet që ta mbushni telefonin, duke qenë në një lokal duke pirë kafe apo duke ngrënë ushqim.


Kjo pajisje është vendosur në mbi 400 pika (kryesisht në lokale që i takojnë sferës së gastronomisë) në tërë Kosovën.

Ndryshe, Battery Doctor, është i nominuar në Red Herring Award (http://www.redherring.com/events/top-100/) që do të mbahet në Amsterdam, në Top 100 Startup kompanitë botërore.

Battery Doctor e kanë kaluar suksesshëm fazën e parë dhe fazën e dytë në këtë garë.