Bateritë me elektrolit të ngurtë mendohet se do të ndryshojnë industrinë e automobilave

Bateritë me elektrolit të ngurtë konsiderohen si një teknologji që do të ndryshojë rregullat e lojës në industrinë e automobilave.
Natyrisht, ky është një hap i madh për sektorin që merret me prodhimin e makinave elektrike. Ato duhet të ofrojnë më shumë autonomi, siguri të përmirësuar dhe kohë më të shpejtë për ngarkim. Ku mund të shkojë më mirë?!
Bateritë e para pritet të dalin në prodhim që vitin e ardhshëm, por tani ka dalë një hulumtim i parë serioz që pohon se këto bateri nuk do të sjellin ndryshime të mëdha krahasuar me bateritë tradicionale litium-jon, të paktën sa i përket autonomisë.
Studimi që vlerëson elektrolitet e ngurtë, veçanërisht oksidin e litium-lantan-cirkonit (LLZO), ka treguar se përfitimet e pritura nga densiteti i energjisë i baterive litium-metale të ngurta mund të jenë tepruar.
Bateria e ngurtë LLZO do të arrinte densitetin gravimetrik të energjisë rreth 272 Wh/kg. Ky vlerësim është pak më i lartë se ofrimi i baterive aktuale litium-jon, që është nga 250 deri në 270 Wh/kg. Duke marrë parasysh kostot e larta të prodhimit, përfitimet janë pothuajse të padukshme. Një ngushëllim i vogël është se ekzistojnë edhe dy teknologji të tjera me elektrolite kompozite ose quasi-ngurta që mund të jenë opsione më ekonomike.
Si alternativë, shkencëtarët po hetojnë qasje hibride që integrojnë LLZO me materiale të tjera. Një strategji premtuese përfshin elektrolitet kompozite LLZO-u-polimer që mbajnë një drejtueshmëri të lartë jonike, ndërkohë që përmirësojnë fleksibilitetin dhe mundësinë e prodhimit.
Qasja tjetër janë elektrolitet quasi-ngurta LLZO, që përmbajnë një sasi të vogël elektroliti të lëngshëm për të përmirësuar transportin jonik dhe integritetin strukturor. Këta dizajne hibride kanë treguar stabilitet afatgjatë të përmirësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tesla po përballet me një problem të madh që mund t'i kushtojë miliarda euro

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

Nga ngjyrat te materialet: Si mund të duket kabina e veturës suaj të ardhshme?

Shoqata gjermane paralajmëron: Çmimet e karikimit të veturave elektrike janë shumë të larta!

Shihni pse Tesla ka tërhequr çdo Cybertruck që ekziston në rrugë

Trump kërcënon me 20 vjet burg personat që shkatërrojnë veturat Tesla: Po ju kërkoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother