“Baskerfest” fillon së shpejti në Shkup

Edicioni i sivjetmë i “Baskerfest” do të mbahet nga data 12 deri më 17 qershor në sheshin e qytetit “Maqedonia” në Shkup, informon Koha.
Në edicionin e 13-të të festivalit me interpretues të rrugës do të marrin pjesë 30 artistë rrugorë nga rajone të ndryshme të botës, në teatër nën qiell të hapur, gjashtë ditë do t’i argëtojnë dhe animojnë banorët në Shkup.
Këtë vit, në programin e shfaqjes më të madhe rrugore do të ketë spektakël indian, cirk, akrobatë, prestigjatorë, muzikantë, valltarë, zhonglerë si dhe punëtori edukative për fëmijët, panel për edukim dhe ndihmë për kafshët e pastreha dhe shumë përmbajtje të tjera argëtuese për të gjithë vizitorët. Festivali është përkrahur nga qyteti i Shkupit.
Nga
Telegrafi
02/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































