Në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Sokol Bashota tha se në një mbledhje të 12 nëntorit të 1998-ës ai ishte emëruar zëvendëskomandant për operacionet, ndërsa Jakup Krasniqi për mbështetje. Megjithatë, sipas tij kishte hatërmbetje për këto emërime duke përfshirë Ramush Haradinajn edhe Sylejman Selimin.
“Është përfolur që kanë hatërmbetje me emërimin tim dhe bacit Jakup dhe Azem Sylës, komandantët e zonave. Por, më vonë kjo është shpërfaq në një takim që është mbajtur në Likoc”, tha Bashota kur u përballë me një deklaratë të Ramush Haradnajt i cili kishte kërkuar nga Shtabi që të dijë për kriteret e emërimit të Jakup Krasniqit në këtë pozitë.
Më pas dëshmitarit iu prezantuan disa shënime të një mbledhje që kanë bërë komandantët e zonave me Shtabin e Përgjithshëm me 21 janar të vitit 1999. Për këtë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet nëse ka qenë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas avokates Alagendra në rend të ditës së kësaj mbledhje, sipas dokumentit ka pas kritika për mënyrën e organizimit të Shtabit të Përgjithshëm.
Ndërsa, në shënimet e 6 shkurtit 1999, avokatja tha se shkruan se Sylejman Selimi ka thënë që emërimet që janë bërë në Shtabin e Përgjithshëm janë shqetësuese dhe se Sokol Bashota nuk është në nivelin e zëvendëskomandantit. Sipas Sylejman Selimit, Shtabi i ka shpërfillur kërkesat që kanë bërë komandantët e zonave.
Po ashtu, për Jakup Krasniqin ai kishte thënë se me ‘gjithë respektin që ka, nuk e meriton postin si zëvendëskomandant”.
Ai po ashtu kishte thënë se nëse këta dy persona duke përfshirë të akuzuarin dhe dëshmitarin, mbeten në atë pozitë, ai nuk do t’i raportoj Shtabit të Përgjithshëm deri sa të bëhen emërimet e reja. Po ashtu, Sylejman Selimi kishte thënë se do të kontestohet edhe posti i tij si komandant zone.
“Unë, Azem Syla dhe Jakup Krasniqi kemi dhënë dorëheqje nga pozicionet tona si rezultat i kërkesës së komandantëve të zonave. Arsyet i kemi shpjegu këtu se pse e kemi marrë këtë akt. E kemi diskutu në atë takim që Jakupi mundet mos me e dhanë dorëheqjen. Iu kanë lut mos me dhanë dorëheqje sa mbaj mend unë, por pas kësaj kohe ai ka shku në Rambuje dhe nuk e di a e ka ushtru ma funksionin si zëvendëskomandant apo jo”, tha Bashota.
Pas dorëheqjes së tij, Bashota tha se nuk është marrë më me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe se di kur kanë ndodhur vajtjet-ardhjet e Jakup Krasniqit në Kosovë.
Në pyetjet e mbrojtjes së Veselit përmes avokatit Rodney Dixon, dëshmitari u pyet edhe për Sokol Dobrunën për të cilin pohoi se ka qenë shef i shërbimit gjyqësor në fund të 1998-ës.
Dëshmitari pohoi se roli i tij ishte që të kujdesej për organizimin ose krijimin e një shërbimi juridik profesional brenda UÇK-së.
“Nuk e di përshkrimin e punëve të tij se nuk kam pas kontakte me të për punën e tij asnjëherë. Nuk e di nëse janë diskutu punët e tij që ka barë ai në atë kohë me stafin e tij se e ka pas edhe një staf në atë kohë, që janë diksutu me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai.
Dëshmitari tha se në shkurt 1999 ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Shtabin e përgjithshëm dhe se nuk ka mundur që ta shoh punën e Dobrunës.
Dobruna tha se është e saktë që në nëntor të 1998-ës, nuk kishte një drejtori të Policisë Ushtarake në UÇK.
“Me 5 nëntor 1998-ën, është e saktë. S’e besoj që ka pas Polici”, tha ai.
Bashota tha sot në Hagë se sa e mban mend Kadri Veseli nuk ishte caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm që të marrë pjesë në takimet në Rambuje.
Ai tha se e di që është përmendur që Veseli ka shkuar atje por që nuk e ka pasur si informacion të drejtpërdrejtë.
“Në Rambuje kam dëgju por nuk e di nga kush më është thanë. E di që është përmend që është Veseli atje, por sa mbajë mend nuk ka qenë i caktuar me shku nga Shtabi i Përgjithshëm. Në çfarë forme ka shkuar nuk e di. Me kanë është konsultuar nuk e di, por me duket kam dëgjuar që ka qenë në Rambuje dhe informacion direkt për të nuk kam pas”, tha Bashota.
Përpara kësaj, Bashota tha se është informuar nga Bislim Zyrapi se Veseli duhet të shkojë jashtë vendit lidhur me detyrën e re në shërbimin e informimit.
“Me ka informu Bislim Zyrapi në kohë të lirë kur kemi bisedu ashtu se Veseli duhet me i taku shërbimet e huaja dhe me i marrë trajnimet e nevojshme për këtë detyrë për arsye se është një sektor i ri që po hynë në organizimin e UÇK-së dhe thjeshtë i duhet përgatitja e nevojshme për këtë fushë. Z. Veselin ma nuk e kam pa një kohë të gjatë”, tha ai
Pas kësaj, Dixon tha se ‘po është kthyer pas Rambujesë dhe për këtë do të flasim më vonë”.
Dëshmitari tha se nuk e din në rast se ka qenë i pranishëm Veseli në atë takim por që aty është përmend edhe formimi i G2-shit dhe disa G-ve të tjera që ishin prezantuar përmes një organogrami nga Bislim Zyrapi.
“Se besoj që kanë mujt me pas najherë kontakt me ta”, tha dëshmitari kur u pyet se ai apo dikush nga Shtabi i Përgjithshëm kanë mbajtur kontakte me Kadri Veselin gjatë kohës sa tashmë i akuzuari ishte jashtë Kosovës në atë kohë.
Ai tha se nuk e din nëse në Shtabin e Përgjithshëm ka pasur ndonjë sistem për ta informuar Veselin lidhur me ato se çfarë po ndodhnin aty.
Gjithashtu, Bashota tha se nuk i kujtohet nëse Veselit i është dërguar ndonjë raport nga Kosova ose Shtabi i Përgjithshëm lidhur me këto çështje.
Më pas, dëshmitarit iu prezantua një procesverbal që pretendohet se është nga takimi i Shtabit të Përgjithshëm në nëntor të 1998-ës në të cilën Bashota kishte identifikuar nënshkrimin e tij.
Aty thuhej se mbledhja e radhës është planifikuar që të mbahet më 5 janar 1999 për të cilën Bashota tha se nuk i kujtohet.
Bashotes iu kërkua të tregoj nëse është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe Kadri Veseli ishte jashtë vendit.
“Nuk e di nëse ka qenë jashtë por unë e di që një kohë të gjatë nuk e kam taku Veselin. Nuk e di gjatë kohës së Rambujesë apo pas Rambujesë por nuk e kam taku kohë të gjatë”, tha Bashota.
Dëshmitari po ashtu tha se nuk i kujtohet nëse dikush i kishte raportuar Veselit se çfarë ishte diskutuar në këtë takim e po ashtu tha se s’ka informacion nëse Kadri Veseli kishte udhëzuar se çfarë të diskutohet në atë takim.
Në atë procesverbal shkruhej “Shërbimi Informativ- (Zv i Kadriut)”, dëshmitari e shpjegoi këtë gjë.
“Këtu me thanë të drejtën nuk muj me thanë se çka është bisedu në këtë rast por me siguri se në mungesë të Kadrisë ka pas me ardhë dikush tjetër. Ky vend iu ka lan shefit të informimit por në mungesë të tij me ardhë dikush tjetër kjo ka mundësi. Me u zëvendës Kadriu në këtë rast nuk ka për qëllim si zëvendës të Kadrisë si funksion, se s’ka pas mundësi në atë kohë Kadria me pas zëvendës të informimit. Me aq sa kam informacion unë nuk e di që është emru dikush nga z. Kadri Veseli si zëvendës i Shërbimit Informativ. Kjo ka mundësi të jetë, por është një dokument që nuk e kam pa tash e sa vite edhe kjo para 20 e sa vite ka ndodhë, s’po muj me e përcaktu saktë”, tha Bashota.
Të i njëjti dokument ishte edhe një numër telefoni që nën të shkruhej “Luli” e që prefiksin sipas avokatit e kishte zviceran. Dëshmitari tha se nuk e mbanë mend se i kujt ka qenë e po ashtu që nuk i kujtohet nëse ndonjëherë kishte kontaktuar në këtë numër.
Ai tha se nuk e din se pse ai numër ndodhej aty por që ka mundësi që të shkruhej edhe më vonë.
Dëshmitari tha se mendon që ky dokument nuk është zyrtar i Shtabit të Përgjithshëm pasi sipas tij nuk beson që do i kishte bërë këto ‘shkarravina’ që gjinden në të.
Megjithatë, dëshmitari tha se Kadri Veseli nuk ka qenë asnjëherë ministër në Qeverinë e Përkohshme pas dorëheqjes së tij nga Shtabi i Përgjithshëm në prill të 1999-ës. Sipas dëshmitarit, Veseli ka qenë shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?